Deputetja greke nga SYRIZA, Fotini Vaki, ka reaguar për vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz nga një grek.
Ajo ka kritikuar ashpër nacionalizmin grek që po helmon mendjet e grekëve dhe studentëve, shkruan gazetametro.net
“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa “tregti e patriotizmit” nevojitet ende, që pasardhësit ideologjikë të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?
Për sa slogane si “demokracia tradhtoi Maqedoninë”, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituar, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarprit?
Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të “të huajit”, të “shqiptarit”, të “jevgut-shkupianit” dhe të “kundërshtarit”? Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, një punëtor shqiptar i tokave. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin” – shkruan Vaki.