Shkup, 15 gusht – Përme një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ambasada turke në vend, ku dënojnë pretendimet e ambasadorit kosovar për memorialin në Tiranë, shkruan KOHA.
“I dënojmë ashpër pretendimet e pabaza të theksuara në postimin e fundit të Ambasadorit të Kosovës në Shkup, në lidhje me memorialin në “Parkun e demokracisë së 15 korrikut” në Tiranë dhe diskursin armiqësor që e ka për cil të nderuarin President të Republikës së Turqisë”, thuhet kështu në fillim të reagimit nga ambasada turke.
Sipas tyre, vendimi për mos realizimin e takimit me ambasadorin kosovar ka qenë i drejtë pasiqë ai disa herë ka pasur deklarata kundër vendit të tyre.
“Postimi i fundit, e vërtetoi që ishte i drejt vendimi jonë për mos realizim të takimi me Ambasadorin e Kosovës në Shkup Dedaj, i cili edhe në të kaluarën disa herë kishte deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është i vetëdijshëm për obligjimin që ia sjell mbi supe posti që e mbart”, shkruhet në vazhdim të reagimit nga ana e ambasadës turke në vendin tonë ndërkohë që në fund të reagimit thuhet se pritshmëritë e tyre nga miqtë është që të shfaqet bashkëpunimi në formë të duhur.
“Pritshmëria jonë nga miqtë tanë është që ta shfaqin solidaritetin dhe bashkpunimin e duhur në drejtim të luftës me vendosmëri të shtetit tonë, i cili ka dhënë një provim për lavdi për mbrojtje të demokracisë, kundër të gjitha organizatave terroriste në krye me FETO-n”, thuhet kështu në fund të reagimit nga ana e ambasadës turke në Shkup.(koha.mk)
https://www.facebook.com/T.C.Uskup.BE/