Tifo-grupi i Prishtinës ‘Plisat’ kanë reaguar pas zhvillimeve dramatike në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus, përcjellë gazeta Koha.
Prishtina e humbi derbin ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, e pas ndeshjes kryeqytetasit shfaqën pakënaqësi të mëdha në drejtim të gjyqtarëve, ku ndërhyni edhe polica duke hedhë gaz lotësjellës.
Pas këtyre tensioneve ‘Plisat’ kanë shkuar se fanella e Prishtinës mund të përlyhet me lot, por asnjëherë me turp.
Gjithashtu ky grup i tifozëve i kanë shkruar gjyqtarit të këtij takimi, Kreshnik Vulës se nuk do ta harrojnë.
Më poshtë keni postimin e ‘Plisave’.
“BOLL MO. DERI KUR? Fanella e Prishtinës mund të përlyhet me lot, por asnjëherë me turp. Kreshnik Vula, Plisat nuk harrojnë! Mundi i vjedhur i gjithë sezonit sot në Gjilan nuk është për tu harruar. Djemtë e Dallkut, Luanat e Prishtinës. Kokën lart. PLISAT i keni prapa. Ne besojmë te ju”, shkruajnë në Facebook, “Plisat”