Ngjarje të tmerrshme ndodhën në botën e futbollit gjatë këtyre ditëve. Një moment që ka mundur të shndërrohet në tragjedi ndodhi në Bosnjë, në takimin Zrinjskit – Radnikit. Portieri, Mladen Lucic u la pa ndjenja, pas u përplas ashpër me kundërshtarin, Toni Jovic. Megjithatë, lojtari kundërshtar e kuptoi mjaftë mirë situatën dhe i ndihmoi portierit duke e parandaluar atë nga gëlltitja. Shumë shpejtë iu bashkëngjitën edhe lojtarët tjerë dhe stafi mjekësor. Portierit iu rikthye vetëdija fal reagimit të shpejtë të kundërshtarit. Ai vazhdoi të mbronte portën e tij deri në fund të takimit. Pas takimit portieri nuk hezitoi ta falënderonte kundërshtarin e tij për gjestin e bërë.
VIDEO/Minuta 3:20…