Ronaldinho është liruar nga burgu i Paraguay dy ditë më parë bashkë më vellain i tij pas depozituan një shumë të konsiderushme parash.
Tani legjenda braziliane është në arrest shtëpiak. Ish futbollisti i famshëm dhe vëllai i tij Roberto Assis kanë paguar 1.6 milionë dollarë për të dalë nga burgu.
Ronaldinho u arrestua më 5 mars pasi u kap duke hyrë në Paraguai me një pasaportë false. Derisa të caktohen gjyqi, Ronaldinho do të qëndrojë në arrest shtëpiak.
Televizioni ABC i Paraguait ka publikuar një video ku shfaqet gjyqtari Gustavo Amarilla, duke iu drejtuar përmes një video thirrjes, ku i shpjegon se çfarë pritet prej tij.
Ata nuk duhet të largohet nga Paraguai. Mes tjerësh, gjyqtari u tha që nuk duhet të largohen nga vendi dhe pyeti vëllanë e tij nëse e kuptuan vendimin. Ata konfirmuan se e kuptuan, dhe në fund të bisedës, Ronaldinho përshëndeti gjyqtarin me një festë karakteristike, siç e kemi parë në fushat e futbolli.