Werder Bremeni e ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman duke u treguar skuadër më e mirë se Heidenhiemi në ‘play-off’.
Në ndeshjen si vendas në Weser Stadium, ekipi ku luan Milot Rashica barazoi pa gola, ndërsa në takimin si mysafir në stadiumin Voith Arena barazuan 2-2 dhe kështu siguruan qëndrimin në Bundesliga falë golave në udhëtim.
Natyrisht se këtij suksesi i është gëzuar edhe anësori i Kosovës, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.