Gary Neville është bërë hit në rrjetet sociale me reagimin e tij ndaj rastit të humbur nga sulmuesi Anthony Martial kundër Liverpoolit, shkruan Insporti.com, përcjellë gazeta Koha.
Neville së bashku me legjendën e Liverpoolit, Jamie Carragher ishin në koment me komentatorin e Sky Sports, Martin Tyler.
Kamerat e Sky Sports, që transmetoi derbin anglez kapën momentin kur Neville shprehi mllefin e tij kur sulmuesi francez nga afërsia nuk arriti të shënonte. Në rast të shënimit, ai do të kishte barazuar rezultatin në 1:1.
Kujtojmë, se edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar ndërmjet Liverpol dhe Man United, ka pasur një moment të tillë, por ishte Carragher që kishte bërë një reagim të tillë.
Pas pensionimit nga futbollit aktiv, Carragher dhe Neville janë të punësuar në televizionin gjigant anglez Sky Sports, në rolin e analistëve.
Liverpooli e fitoi derbin me rezultat 2:0, me golat e Van Dijk dhe Salah.
https://video.gjirafa.com/embed/reagimi-i-neville-per-rastin-e-humbur-te-martialit-kapet-nga-kamerat