Strasburg, 16 korrik– Gjatë debatit të sotëm në sesion plenar në Parlamentin Evropian, Ursula fon der Lajen e shfaqi vizionin e saj si kryetare e ardhshme e Komisionit Evropian, pas së cilës eurodeputetët zhvilluan debat pothuajse tre orë e gjysmë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Manferd Veber (ENP, Gjermani) “shpic kandidati” i pafat, i cili nëse respektohej marrëveshja paraprake duhej të ishte në krye të Komisionit Evropian, e konfirmoi mbështetjen e grupit të tij për Fon der Lajen.
“Ne e mbrojmë Evropën korrekte, moderne dhe inovative, të sigurt, të hapur dhe ekologjike, Ne do t’i implementojmë këto obligime së bashku me atë”, tha Veber.
Iratakas Garsia (socialistët dhe demokratët, Spanjë) u ankua se “demokracia evropiane po ecë para shumë ngadalë” dhe shtoi se Fon der Lajen duhej të prezantojë më hollësisht si ajo duhej të përgjigjet në pritjet e qytetarëve dhe njerëzve të rinj. para se grupi i socialistëve të vendos nëse do ta mbështes ose jo. Mbështetja për rritje të qëndrueshme,. aksion më të fuqishme në luftën kundër varfërisë dhe strategjisë obliguese për barazi gjinore kanë rëndësi thelbësore”, shtoi Garsia.
Daçijan Çiolos (Evropa e ripërtërirë) tha: Ne nuk mundemi mëtutje të dëshpërojmë miliona evropian të cilët thanë “PO” për Evropën. Ato presin BE-ja ta mbrojë sundimin e të drejtës pa hamendje”.
Filip Lamber (Të gjelbërit/ EFA Belgjik) tha se grupi i tij nuk është i gatshëm t’ia besoj udhëheqësinë e Unionit Fond der Lajneit, në kohën kur “shtëpia jonë e përbashkët po digjet, kondicioneri është prishur, pabarazi gjithnjë e më të mëdha dhe ulje e lirive themelore dhe sundimit të së drejtës”.
Jorg Mejten (ID) publikoi se grupi i tij do të votojë kundër Fon der Lajenm, duke potencuar se ajo është e paaftë për funksionin dhe se nuk ka vizion të bindshëm për Evropën.
Martin Shirdevan (E Majta e bashkuar) tha se grupi i tij nuk do të votojë për Fon der Lajen.
Siç u paralajmërua edhe paraprakisht, Ursula fon der Lajen në fjalimin e asaj nuk ka thënë para eurodpeutetëve asgjë për zgjerimin e BE-së, edhe pse është pyetur prej disa eurodeputetëve në këtë temë. Megjithatë ajoi sërish nuk ka thënë asgjë, duke iu përmbajtur programit të saj të shkruar.
Eurodeputetët sonte me votim sekret do të prononcohen për propozimin e Ursula fon der Lajen të qëndrojë në krye të KE-së, ndërsa rezultatet tani për tani nuk dihen.