Napoli dhe Atalanta barazuan mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-2, aty ku vendimet e gjyqtarit sollën polemika të shumta dhe Napoli pretendonte të mos vazhdonte takimin. Kundër vendimeve ishte edhe trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Ndërkohë, sot është mbledhur Komisioni i Disiplinës në lidhje me këtë çështje dhe ka pezulluar Karlo Ançelotin. Në fakt, trajneri italian ia ka hedhur paq duke qenë se do të mungojë vetëm një ndeshje për shkak të kartonit të kuq dhe vetë Federata nuk i ka dhënë penalizim tjetër por vetëm këshillim.
Ai do të mungojë në ndeshjen e radhës për shkak të kundërshtimeve që u ka bërë vendimeve të gjyqtarit teksa këtë sezon, gabimet e tyre në Serinë A kanë qenë të shumta dhe pavarësisht sistemit “VAR”, futbolli italian vazhdon të prodhojë polemika të shumta.