Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurc deklaroi se rezultatet nga referendumi në Turqi me siguri do ta vështirësojnë bashkëpunimin e ardhshëm midis Ankarasë dhe Bashkimit Evropian. Kurc publikoi në Tuiter se rezultati tregon sa është i ndarë vendi. “Bashkëpunimi me BE-në do të bëhet i vështirë”, konsideron ai.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel deklaroi se është me rëndësi të mbahet përmbajtja pas referendumit në Turqi për rritjen e kompetencave të presidentit, pa dallim të rezultatit nga votimi. Ai në një deklaratë të shkurtër theksoi se është mirë që ka përfunduar fushata e ashpër për referendumin. Gjatë fushatës janë keqësuar marrëdhëniet midis Turqisë dhe disa vendeve evropiane midis të cilave edhe Gjermania, për shkak të kufizimeve të politikanëve turq të agjitojnë për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese midis turqve jashtë vendit.
Disa anëtarë të Parlamentit Evropian kanë shprehur dëshpërim nga rezultati i referendumit. Mandred Veber, lider i grupit të Partisë popullore evropiane në PE, deklaroi se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka ndarë vendit ndërsa bashkëkryetari i grupit të Të gjelbërve Ska Keper deklaroi se rezultati është “befasues për demokracinë në Turqi”.
Veber për televizionin gjerman Ce-De-Ef deklaroi se Turqia lëviz në drejtim të gabuar, duke e orientuar vëmendjen ndaj pushimeve masive nga puna pas tentimit për grusht shtet në korrik dhe arrestimit të gazetarëve dhe nëpunësve shtetërorë. “Tani kur Turuqia dukshëm është nisur në drejtim të gabuar nga pikëpamja evropiane, ne duhet sërish t’i vlerësojmë marrëdhënit tona dhe konkretisht kjo do të thotë se negociatat për inkuadrimin e Turqisë drejt BE-së, të cilat ende i zhvillojmë, nuk mund të vazhdojnë”, tha Veber.
Përfaqësuesi i lartë i Partisë socialdemokrate gjermane, Aksel Shefer deklaroi se shumica, e cila i ka mbështetur ndryshimet e kushtetutës së referendumit në Turqi, mund të kthehet kundër vetë demokracisë, duke i përmendur zgjedhjet në vitin 1933 në Gjermani, kur u dha mbështetje për nazistët e Adolf Hitlerit. Lideri i Të gjelbërve gjermanë, Xhem Jozdemir, i cili është me prejardhje turke, theksoi në Tuiter se kjo është “ditë e zezë për Turqinë”, por shtoi se pothuajse 50 për qind ekanë votuar për demokraci dhe kundër diktaturës. “ne qëndruam në anën e tyre”, tha Jpzdemir.
Beatrisk fon Shtorh, eurodeputet nga partia antimigruese Alternatica për Gjermaninë, iu bëri thirrje në Tuiter të gjithë turqve me pasaportë gjermane, të cilët kanë votuar për mbështetje të diktaturës islamike në Turqi ta braktisin Gjermaninë. Peter Altmajer, shef i kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel deklaroi se është e nevojshme të priten rezultatet zyrtare para se të jepet çfarë do komenti.