Athinë, 3 prill – Ambasadori aktual i SHBA-së në Greqi, Xhefri Pajat dhe ish shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, përmes profileve të tyre zyrtar në Tuiter e kanë komentuar vizitën e djeshme të Aleksis Ciprasit në Shkup.
“Ditë historike në Shkup para 70 vjetorit të NATO-s. Së bashku më të fortë” ka shkruar ambasadori amerikan në profilin e tij zyrtar Tuiter.
“Jam krenar për pjesën e dytë të marrëveshjes, që i parashikon bashkëpunimet që kanë filluar. Kur e vendosa draftin e parë të marrëveshjes, dëgjova vërejtje edhe nga të dyja palët. Por, në fund të gjithë ishin të bindur. Tani i jetojmë fillimet e udhëtimit të zbatimit. I lumtur”, ka shkruar Nikos Koxias në Tuiter.
Kundrejt reagimeve pozitive në mediat greke, partitë opozitare në Greqi negativisht e kanë komentuar vizitën e Ciprasit në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Marrëveshja e dëmshme e Prespës tashmë është vlerësuar në vetëdijen e grekëve. Kjo nuk mund ta ndryshojë asnjë tentim komunikues për zbulurim nga ana e zotit Cipras. Këtë do ta kuptojë për vetëm 53 ditë, në zgjedhjet më 26 maj apo më herët, nëse shpall zgjedhje kombëtare”, kumtojnë nga Demokracia e Re.
Deputeti i angazhuar për politikë të jashtme nga partia më e madhe greke, Jorgos Kumucakos, përmes profilit të tij zyrtar Tuiter, vizitën e Ciprasit e kanë lidhur me veton greke në Bukuresht në 2008-tën, për shkak të përputhjeve të datave.
“Prej kur një marrëveshje shmang gjuhë dhe identitet është patrotizëm? Është e njohur që zoti Cipras e kthen rëndësinë e fjalëve, por sot e teproi”, deklaroi Pavlos Hristidis, zëdhënësi i Lëvizjes për Ndryshime.
Me koment negativ doli edhe Partia Komuniste e Greqisë, derisa partia Potami, në kumtesë pozitivisht i vlerëson edhe vizitën edhe marrëveshjet e nënshkruara.