Uashington, 21 prill – Presidenti amerikan, Donald Tramp i shprehu ngushëllim popullit të Sri Lankës për shkak të “sulmeve të tmerrshme terroriste ndaj kishave dhe hoteleve”, duke theksuar se Uashingtoni është i gatshëm t’i ndihmojë vendit aziatik, pwrcjellw KOHA.
Tramp në Tuit gaboi dhe shkroi se në sulme jetën e kanë humbur të paktën 138 milionë njerëz, ndërsa më pas e korrigjoi dhe e shkroi “138 persona”.
Në Sri Lankë jetojnë 21 milionë njerëz.
Me dhimbje dhe pikëllim e pranova lajmin për sulmet vdekjeprurëse, të cilat sot, për Pashkë, sollën dhimbje në kishat dhe në vendet e tjera ku u tubuan njerëzit në Sri Lankë, theksoi papa Françesku në Sheshin Shën Pjetri.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i shprehu ngushëllime presidentit të Sri Lankës, Maitripali Siriseni për shkak të tetë sulmeve në të cilat jetën e humbën të paktën 207 persona, ndërsa u lënduan mbi 400 persona.
Paraprakisht, sulmet në Sri Lankë i dënuan edhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe shefja e diplomacisë së Indisë, Susha Svaraxh, presidenti i Afganistanit, Ashraf Gani, kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, presidenti gjerman Frank – Valter Shtajnmajer, kancelarja Angela Merkel si edhe presidenti i Austrisë, Aleksander van der Belen, kancelari Sebastian Kurc dhe shefja e diplomacisë Karin Knajsel, si edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu. (koha.mk)