Teheran, 6 nëntor – Në prani të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), sot në centralin bërthamor Fordo filloi injektimi i gazit të uraniumit në vorbullat. Ky është hapi i katërt i Teheranit në zvogëlimin e respektimit të detyrimeve nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me fuqitë botërore në vitin 2015, transmeton gazeta KOHA.
Aktivitetet e fundit në Fordo janë dënuar nga Izraeli, Franca dhe Rusia.
Kryeministri i Izraelit në largim, Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli kurrë nuk do të lejojë që Irani të marrë armë bërthamore.
“Kurrë nuk do të lejojmë që Irani të zhvillojë armë bërthamore. Kjo nuk është vetëm për ardhmërinë dhe sigurinë tonë, kjo është edhe për ardhmërinë e lindjes së afërt dhe botës”, theksoi Netanjahu.
Ndërsa presidenti francez, Emanul Makron deklaroi se me hapin e sotëm, Irani për herë të parë e ka treguar qëllimin për tërheqjen nga Marrëveshja shumëpalëshe mbi programin bërthamor iranian (JCPOA).
“Mendoj se Irani për herë të parë vendosi të tërhiqet nga JCPOA-ja në mënyrë të hapur dhe eksplicite, që do të thotë një ndryshim i madh”, theksoi Makron.
Ndërkohë shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov i bëri thirrje Iranit që t’i plotësojë kushtet e JCPOA-së, duke e akuzuar SHBA-në për tërheqje nga marrëveshja vitin e kaluar dhe rivendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit.
“Ajo që po ndodh me marrëveshjen bërthamore është jashtëzakonisht alarmante”, theksoi Lavrov.
Një veprim i tillë për të injektuar gaz uraniumi në 1.044 vorbulla, dje e deklaroi presidentin iranian, Hasan Rohani duke rekomanduar se të gjitha hapat e Iranit ndaj zvogëlimit të respektimit të detyrimeve nga marrëveshja mund të tërhiqen dhe që Terehani do të kthehet ndaj detyrimeve të veta kur nënshkruesit e tjerë do ta bëjnë këtë.
Shefi i Organizatës iraniane për Energji Bërthamore, Ali Akbar Salehi, deklaroi paraprakisht se Irani po punon në prototip të vorbullës e cila është 50 herë më e shpejtë se sa lejohet me marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.
Salehi theksoi se emri i prototipit është IR-9 dhe do të jetë 50 herë më i shpejtë nga gjenerata e parë IR-1S, që u lejua me Marrëveshjen e vitit 2015.
Ai shtoi se Teherani po përdorë vorbull avancuese 60 IR-6 që mund të prodhojë uranium të pasuruar dhjetë herë më shpejtë se gjenerata e parë e vorbullave IR-1s.
Sipas marrëveshjes bërthamore Irani ka të drejtë të prodhojë uranium të pasuruar vetëm me ndërmjetësim në 5.060 vorbulla nga gjenerata e parë IR-1.
Irani tashmë i ka shkelur kufizimet për rezervat dhe pasurimin e uraniumit në një përpjekje për të bërë presion mbi Evropën për të propozuar një marrëveshje të re, më shumë se një vit pasi presidenti amerikan, Donald Tramp e tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja.
Në vitin 2015, SHBA-ja, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania me Iranin nënshkruan një plan veprimi i cili parashikonte, mes të tjerave, çarmatim bërthamor të Teheranit, në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve mbi vendin. Por, administrata e Donald Trampit vendosi vitin e kaluar të tërhiqej nga marrëveshja shumëpalëshe dhe përsëri vendosi sanksione ndaj Iranit.(koha.mk)