Pas paralajmërimit të Finlandës se do të kërkojë anëtarësim në NATO pasuan reagime nga Moska zyrtare.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandar Grushko ka thënë se Moska do të marrë masat e duhura nëse NATO vendos forca bërthamore dhe infrastrukturë pranë kufirit me Rusinë.
“Do të jetë e nevojshme të përgjigjemi, duke i marrë masat e duhura që do të sigurojnë parandalim”, potencoi Grushko.
Ai shtoi se nuk shihte asnjë arsye “reale” pse Finlanda dhe Suedia dëshirojnë t’i bashkohen Aleancës Veriatlantike.
Ndërkohë, Aleksej Zhuralov, nënkryetar i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës, tha se Rusia mund ta fshijë Finlandën nga faqja e dheut në dhjetë sekonda.
Ai e kërcënoi gjithashtu Britaninë e Madhe, duke thënë se raketat bërthamore ruse do të duheshin tre minuta për të arritur në ishull.
“Amerikanët do të bëjnë gjithçka për të çuar në një luftë të tretë botërore. Ata do të përpiqen të tërheqin të gjithë Evropën në konflikt me Rusinë, do të përpiqen të ndezin situatën në Azi dhe të tronditin sa më shumë vende të jetë e mundur. Do të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të dalë nga kriza e brendshme ekonomike. Ata do të fajësojnë luftën për të gjitha problemet, siç bënë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore”, tha Zhuralov.
Pyetjes nëse është e mundur Rusia e para të sulmojë me bombë bërthamore, ai u përgjigj: “Gjithsesi, po me kusht nëse vihet në pikëpyetje ekzistenca e Rusisë”.
Ai i kërcënoi edhe vendet baltike.
Ne definitivisht nuk kemi frikë nga këto shtete kikirikë. Ato janë si insektet e qelbura, duhet të shkelen kur do të jetë e domosdoshme. Tani insektet janë të vogla dhe të qelbura”, theksoi Zhuralov.