Tiranë, 19 prill – Nga kabineti i presidentit shqiptar Ilir Meta, me kërkesë të mediave, e shprehën qëndrimin në lidhje me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për fushatën zgjedhore në Shqipëri, anketat dhe figurat publike në këtë vend.
Në deklaratën, zëdhënësi Tedi Blushi, duke iu referuar, siç tha, të gjitha anketave të besueshme të kryera nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, Aleanca për Ndryshim (opozita) do të fitojë në zgjedhjet parlamentare, më 25 të këtij muaji, me më shumë se dy të tretat e vendeve parlamentare.
“Më 25 prill 2021, sipas të gjitha anketave të besueshme të kryera nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, Aleanca për Ndryshim do të fitojë mbi dy të tretat e 140 vendeve parlamentare. Pas 25 prillit 2021, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe të bazuara në respekt të ndërsjellë”, thekson Blushi.
Shton se “dihet kukulla e kujt është Rama” dhe më 25 prill ai do të marrë aktgjykimin e popullit në Shqipëri.
“Dihet kukulla e kujt është Rama, kështu që më 25 prill ai do ta marrë aktgjykimin e popullit në Shqipëri. Përmes referendumit të 25 prillit dhe triumfit të ndryshimit, shqiptarët e heqin bllokadën për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt që kemi”, vlerëson Blushi.
Paraprakisht presidenti Vuçiq, duke i komentuar zgjedhjet në Shqipëri, tha, ndër të tjera, se pas liderit të Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, qëndron ish presidenti dhe ish kryeministri, Sali Berisha.
Sipas tij, ata flasin për “Shqipërinë e Madhe” dhe ai ndihet krenar që po i pengon.
“Prapa Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me të gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Sigurisht, jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e një Shqipërie të Madhe. Ata flasin hapur për këtë dhe askush nuk reagon”, tha ndër të tjera Vuçiq.