Lidhur me lajmin e publikuar në media në të cilin me letër Transparensi Internashënall Maqedoni (TIM) potencon se Qeveria vepron në kundërshtim me Ligjin, ndërsa në lidhje me kërkesën për qasje në informacione nga karakteri publik, Qeveria ndjenë nevojën ta informojë opinionin se këto pretendime janë të pabaza.
Lidhur me kërkesën të cilën TIM e dorëzoi më 13 qershor të vitit 2018, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, si person kompetent, solli vendim me të cilën refuzohet kërkesa, absolutisht duke i respektuar dispozitat ligjore.
Janë respektuar të gjitha dispozitat në pajtim me Ligjin dhe është vepruar në pajtim me të njëjtat, me të cilat është konfirmuar se kërkesa e TIM refuzohet, sepse dhënia e informacionit të kërkuar, paraqet informacion të fituar apo përpiluar për hetim, procedurë penale dhe kundërvajtës, dhënia e së cilës do të kishte pasoja të dëmshme për zhvillimin e procedurës.
Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut.(koha.mk)