John Stones ka reaguar në mënyrë të pazakontë dhe i habitur kur e ka shikuar përmes xhirimeve televizive rastin kur e largoi topin nga vija e portës, në ndeshjen ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit, të cilën e fituan “Citizens” me rezultat 2:1, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtësi anglez e bëri mrekullinë duke e shpëtuar një gol të sigurt pasi gjuajtjen e tij paraprakisht e kishte devijuar drejt portës portieri i Cityt, Ederson.
Stones e shpëtoi portën pasi aty shumë afër ishte Mohamed Salah, i cili mund të shënonte lehtësisht.
Intervenimi i tij po krahasohet me “Hadouken”, pasi e largoi topin 11 milimetra para se të përfundonte plotësisht në portë.
Yes John, it was a pretty close call! 😅#mancity pic.twitter.com/CAfQfJBvLJ
— Manchester City (@ManCity) January 4, 2019