Shkup, 29 mars Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë përmes një kumtese reagoi në konferencën e sotme për shtyp të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, në të cilën e paralajmëruan rikonstruimin disavjeçar dhe ndërtimin e Sallës Universale duke filluar prej këtij viti. “Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës prej gënjeshtrave për Sallën Universale. Në vitin 2013 Kançeska-Milevska dhe Trajanovski publikuan se nuk është i mundur rikonstruimi dhe sendërtimi dhe objekti duhet të rrënohet, ndërsa tani e paralajmërojnë rikonstruimin e tij. Edhe atëherë edhe tani paguhen paratë e qytetarëve për zgjidhje ideore, ndërsa prej premtimeve nuk ka asgjë”, shkruan në reagimin e LSDM-së. Sipas partisë, Trajanovski dhe Kançeska – Milevska janë në largim për nevojat reale të qytetarëve dhe për mbrojtjen e objekteve kulturore-historike do të kujdesen, siç thekson, autoritetet e reja përgjegjëse.