Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë me kumtesë reagon në deklaratën e sotme të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski për punësim të 200 psikologëve, pedagogëve dhe defektologëve shtesë në shkolla. LSDM-ja vlerëson se paralajmërimi i Ristovskit është i rrejshëm dhe se nëse ka qenë i realët do të theksonte edhe ku janë paraparë para për këto punësime.
“Shkollat do t’i fitojnë pedagogët, psikologët dhe defektologët e nevojshëm, por ata nëpër shkolla do t’i sigurojë Qeveria e re përgjegjëse e qytetarëve”, thekson LSDM-ja në kumtesë. Ristovski sot në konferencë për media informoi se shërbimet profesioniste në shkolla do të kompletohen me 200 punësime të reja, ndërsa deri tani janë punësuar 105 psikologë, 13 pedagogë dhe 84 defektologë.