Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) ashpër e dënon paraqitjen publike të kryetarit të LSDM-së, i cili në konferencë për media etiketoi gazetarë me çka përsëri tentoi të bëjë presion ndaj mediave të cilat nuk janë nën kontroll të pushtetit.
AGM kërkon që kryetari i LSDM-së menjëherë tu kërkojë falje gazetarëve dhe redaktorëve të cilët dje ishin mjet i presionit dhe etiketimeve.
Nëse kryetari i LSDM-së nuk kërkon falje, AGM do ta shqyrtojë iniciativën e ngritur nga anëtarët për bojkot 30 ditor të aktiviteteve të Zoran Zaevit.
Njëkohësisht, të përkujtojmë se në kohën e sundimit të LSDM-së, që është regjim hibrid sipas klasifikimit të Fridom Haus dhe Ekonomist, presioni politik ndaj gazetarëve të pavarur realizohet përmes organeve të gjyqësorit. E kështu, deri më tani janë sjellë dy aktvendime për akuza për gazetarë, janë ngritur 5 kallëzime penale, ka tridhjetë denoncime të qytetarëve dhe kërcënime për përndjekje nga LSDM-ja dhe funksionarë të partisë, janë ndryshuar 4 kryeredaktorë të mediave private me urdhër të pushtetit, ndërsa anëtarë dhe simpatizantë të LSDM-së, po bëjnë edhe kërcënime për dhunë fizike ndaj gazetarëve të pavarur dhe mediave.
Të gjitha këto shembuj gjatë viteve të kaluara kontribuuan që të ngritet mesatarja e mediave të robëruara, ndërsa bashkë me ato të këtij viti, është 61% presion gjyqësor. Të përkujtojmë se mesatarja evropiane ende është rreth 23%.
Për këto, si dhe për presione të tjera ndaj mediave dhe gazetarëve, AGM rregullisht i njofton EFJ dhe IFJ, si dhe përfaqësuesit e huaj në vend.