Kambera, 8 dhjetor – Re toksike nga tymi janë krijuar shkaku i zjarreve pyjore që kanë përfshirë pjesën lindore të Australisë, është përhapur në kryeqytetin Kanbera.
Zjarrfikësit ende luftojnë me mbi 140 zjarre që në fillim të javës së ardhshme mund të përhapen për shkak të rritjes së valës së nxehtësisë.
Pjesa lindore e Australisë tashmë tre muaj është përfshirë nga zjarre katastrofale që sipas ekspertëve janë rezultat i thatësirës së gjatë dhe ngrohjes globale.
Banorët e Kanberës mëngjesin e sotëm janë zgjuar më mjegull të dendur. Më parë, qyteti më i madh në vend, Sidnej është përballur disa javë me dukurinë e njëjtë. Zjarri më i madh ka përfshirë sipërfaqe prej 250.000 hektarë në afërsi të Sidnejt.
Më shumë se 700 shtëpi janë shkatërruar nga stuhia e zjarrit, ndërsa gjashtë persona kanë vdekur nga shtatori deri tani, kur janë paraqitur zjarret. Zjarri ka shkatërruar të paktën dy milionë hektarë, aq sa gjysma e territorit të Zvicrës.