Votuesit francez do të votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat sipas anketave të deritanishme pritet t’i sigurojnë shumicë prej të paktën katër të pestave partisë qendrore të presidentit të ri Emanuel Makron në Kuvendin kombëtar, Dhomën e Poshtme të Parlamentit. Kjo do t’i mundësojë Makronit, i cili u zgjodh muajin e kaluar për president ta realizojë programin e tij ambicioz për reforma liberale.
Kryeministri Eduar Filip megjithatë i paralajmëroi të enjten ithtarët e Makronit të mos e nënkuptojnë fitoren si të gatshme. Sipas anketave të fundit pritet partia e presidentit “Republika, përpara!” të fitojë të paktën 80 për qind nga vendet në Kuvendin kombëtar, edhe pse për të do të votojnë rreth një e treta e votuesve. Kjo është falë modelit zgjedhor francez me rajone një mandat, ku votohet në dy raunde.
Nga ana tjetër, Frontit ekstrem djathtist kombëtar (NP) e Marin lë Pen, e cila arriti në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj, pritet të fitojë vetëm disa mandate në Dhomën e Poshtme 577-të anëtarësh të Parlamentit. Situata është e njëjtë edhe me majtistët, kandidati i të cilëve për president, Zhan-Luk Melashon fitoi pothuajse një të pestën e vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në prill.
Në raundin e parë më 11 qershor “Republika, përpara!” fitoi 32,3 për qind, partia konservative “Republikanët” 21.5 për qind, NP 13.2 për qind, majtistët 13,7 për qind, ndërsa Partia Socialiste Franceze 9,5 për qind. Një numër rekord i votuesve francez, 51,3 për qind, megjithatë nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës.