Presidenti kuban Raul Castro, do të lërë detyrën në prill të vitit 2018. Asambleja kombëtare ka votuar amendamentin në program për zgjedhjet e përgjithshme, duke shtyrë emërimin e pasardhësit të shefit të shtetit nga shkurti në prill. Raul Castro, 86 vjeç, është president që nga 2008-ta pas dorëheqjes së vëllait të tij, Fidel. Nga 19 prilli 2011, ai është edhe Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Kubës, e vetmja parti ligjore në vend. Vendimi është marrë për “situatën e shkëlqyer” pas uraganit “Irma”, i cili shkatërroi vendin në muajin shtator. Për të njëjtin motiv ishin shtyrë me një muaj zgjedhje lokale, ta parashikuara në tetor. Që në nëntor, Castro kishte njoftuar që do të hiqte dorë nga detyra në fillim të vitit 2018. Pasardhësi i paracaktuar, Miguel Diaz-Canel, nuk ka konsensusin e të gjithëve.