Seanca e sotme për rastin “Monstra” u shty për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev. Në seancën sotme duhej të dëgjoheshin dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, por e njëjta është shtyrë për seancën e ardhshme që do të mbahet më 6 maj, transmeton koha.mk.
Në gjykatë avokati Naser Raufi theksoi se ka hequr dorë nga autorizimi i të akuzuarit Agim Ismailoviq. Pas porosisë nga gjykatësi Osman Shabani deri te Ismailoviq se duhet të angazhojë avokat tjetër, ai tha se nuk është në gjendje, gjegjësisht se nuk ka para. Gjykatësi në atë rast tha se do të ketë avokat në detyrë zyrtare.
Për këtë rast dënim me burg të përjetshëm u është shqiptuar Alil Demirit, Afrim Ismailoviqit, Agim Ismaniloviqit, Fejzi Azirit, Haki Azirit dhe Sami Lutës. I vetmi i pesti i akuzuari, Sejdi Rami u lirua për shkak të mosekzistimit të dëshmive të forta për përcaktimin e fajit. Gjykata supreme në vitin 2017 shfuqizoi vendimet, ndërsa të akuzuarit u liruan nga paraburgimi. Ngjarja ka ndodhur më 12 prill 2012 kur katër maturantët Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski janë vrarë afër Liqenit të Smillkovës. (koha.mk)