Shkup, 2 prill – Për të dytën herë me radhë, pala mbrojtëse e Besir Belës dhe Skendër Demirit, të akuzuar në rastin “Sazdovski”, kërkojnë përjashtimin e gjykatëses Daniella Aleksovska – Stojanovska, nga gjykimi i mëtutjeshëm i rastit. Avokati, Naser Raufi, duke e arsyetuar këtë kërkesë tha se kryetarja e Trupit gjykues, Aleksovska, është e njëanshme dhe cenon parimin e mbrojtjes, shkruan gazeta KOHA.
“Pa nevojë na jepni trysni, duke mos i lejuar këshilltarit teknik (neuro-psikiatrit) të angazhuar nga ana jonë të ketë mjaftueshëm kohë për ta shqyrtuar ekspertizën e fundit psikiatrit dhe të gjitha shkresat e lëndës. Ndërkohë, të gjitha palët tjera në proces kanë pasur mjaftueshëm kohë për ta analizojnë lëndën dhe të japin mendimin. Ne gjatë gjithë kohës kemi qenë të rregullt në gjykim. Kërkesa jonë për prolongim të gjykimit, minimum për një ditë është që këshilltari teknik ta shqyrtoj lëndën. Mirëpo, unë besoj se ju nguteni që të japin aktgjykimin sa më shpejt. Besoj se ju vuani pse nuk mund ti dënoni me burg të përjetshëm”, tha Raufi.
Për këto veprime të juaja do të njoftohen të gjitha instancat në vend, dhe jashtë vendit, përfshi edhe Stejt Departmentin”, tha avokati Raufi. Seanca për rastin “Sazdovski” është ndërprerë dhe e njëjta vazhdon në ora 12:30.