Botuesi i gazetës KOHA – Shkup, gazetari Arben Ratkoceri ka komentuar ngjarjet aktuale politike të këtyre ditëve, në theks të veçantë veprimin e kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila largoi fotografinë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke vendosur atë të Ibrahim Rugovës. Ratkoceri, ka thënë se si do të reagonim ne nëse edhe ministrat serbë do të kërkonin të vendosnin fotografitë e Vuçiçit, Presidentit të Serbisë.
“…si do ishte reagimi ynë nëse edhe ministrat serbë në qeverinë Kurti, shkelin ligjin njëjtë si Osmani dhe largojnë foton e presidentit Thaçi dhe e vendosin p.sh atë të Vucicit apo ndonjë serbi lokal”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është reagimi i tij i plotë:
“Tango institucionale” me flamuj dhe foto
Kur Vjosa Osmani si kryeparlamentare, qe ne diten e pare permes lojrave me fotografi e shkel ligjin, si do ishte reagimi yne nese edhe ministrat serbè ne qeverinè Kurti, shkelin ligjin njejte si Osmani dhe largojn foton e presidentit Thaci dhe e vendosin p.sh ate te Vucicit apo ndonje serbi.lokal..
….E njejta vlen edhe per lojen me vendosjen e flamurit kombètar neper institucione…..cka nese edhe funksionaret Serb vendosin flamurin e tyre kombetarè neper zyret a tyre….
A do jete ligji selektiv apo i njejt per te gjithè ose mos po u japim te drejt morale zyrtarève serbè qe kete presedan ta perdorin si.model edhe ata si tanèt, thjesht per njè kapriço te ulèt populiste”.