Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva, do të thotë fjalët e saj përfundimtare në Gjykatën Penale për rastin Zhvatja , pas çka do të hapet rruga për të shpallur aktgjykimin. Fjalët përmbyllëse sot i kanë edhe avokatët e saj të mbrojtjes .
Paraprakisht, në seancën e djeshme, në fjalën e tij përmbyllëse i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13, tha se akuza bazohet vetëm në deklaratën e Jordan Kamçevit. Sipas Jovanovskit, Kamçevi mund t’i ketë dhënë një milion euro, edhe ndoshta më shumë, por jo atij. Ai mohon akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht. Gjykimi për rastin “Zhvatja” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Në të janë akuzuar tre persona. Në seancën e parë, i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec pranoi fajin dhe në seancën vijuese u dënua me tre vjet burg. Dy të akuzuarit e tjerë, Jovanovski dhe Janeva, u deklaruan të pafajshëm dhe ndiqen penalisht pas paraqitjes së dëshmive materiale dhe verbale nga ana e Prokurorisë.