Gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër “Trajektorja” e PSP-së, do të vazhdojë më 3 shtator, përshkak mungesës të një eksperti. Gjykatësi Goran Boshevski tha se eksperti ka njoftuar opinionin por jo dhe Gjykatën se është në pushim. Lile Stefanovska nga PSP, tha se eksperti i ka njoftuar por nuk e di se spe nuk ka njoftuar dhe Gjykatën.
Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në këtë lëndë akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po gjykohet në mungesë, ish ministri për transport Mile Janakieski, ish zv.kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP RRugë shtetërore Ljupço Georgievski. Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për së paku 155 milion euro.