Shkup, 13 shkurt – Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike shtyhet për më 27 shkurt për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Edmond Temellko.
Gjykatësi Osman Shabani tha se me parashtrimin me shkrim nga 12 shkurti të vitit 2019 është informuar se Edmond Temelko është parandaluar të marrë pjesë në debatin e sotëm për shkak të gjendjes shëndetësore.
Mbrojtësi i Temellkos tha se i akuzuari është hospitalizuar dhe është në kurim spitalor në Strugë.
Në Gjykatë nuk ishin zbatuar nga arresti shtëpiak edhe të akuzuarit Munir Pepiq dhe Mile Janakievski.
I akuzuari Ilija Dimovski e njoftoi Gjykatën se nga data 13 e deri më 21 të këtij muaji nuk do të mund të marrë pjesë në seanca sepse si shef i delegacionit të Kuvendit do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Prokurorja Lile Stefanovska reagoi se i akuzuari Dimovski i di seancat e tij si i akuzuar dhe në të ardhmen do të duhej të ketë kujdes në udhëtimet zyrtare të cilat do t’i pranojë duke marrë parasysh se kjo është kërkesa e dytë e këtillë.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. (koha.mk)