Shkup, 4 dhjetor – Gjatë periudhës së kaluar në Gjykatën penale Shkup janë parashtruar 105 paraqitje për paralajmërim për dëmshpërblim për rastin “Fortesa-Target”. Shkaqet për mënyrën e tillë të paralajmërimit për dëmshpërblim dolën nga situata e fundit e shkaktuar me Kovid-19, prej kur u anuluan disa seanca për rastin “”Fortesa-Target”, respektivisht për respektimin e protokolleve për mbrojtje të të gjithë qytetarëve, të cilët hyjnë në gjykatë nga përhapja e virusit Kovid-19 gjatë kohës së pandemisë.
Në cilësi të dëshmitarit në seancën e sotme për lëndën kryesore për përgjimin joligjor masiv, dëshmi dha personi Marjan Mlladenovski, i cili sqaroi se mes viteve 2008-2015 ka kryer disa detyra në MPB, mes të cilëve edhe si shef i SP Gjorçe Petrov.
“Jam përgjuar në mënyrë joligjore 150 ditë. Gjatë kryerjes së obligimeve të mia në punë si shef në SP Gjorçe Petrov, më kanë ndodhur shumë punë jo të mira, para asaj kam pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me udhëheqësinë e MPB-së. Në gusht 2011 duhej të shkoj në pushim, nuk më dhanë leje. provova të hyjë në kontakt me ministren Gordana Jankullovska, përmes shefit të SPB Shkup, por nuk arrita. Pastaj edhe përmes kryetarëve të komunave të Gjorçe Petrovit dhe Sarajit, dhe dyshimi doli pasi më kontaktoi njëri prej sigurimit të ish kryeministrit dhe mu kërcënua se nëse e publikoj informatën problematike, mua dhe familjes sime nuk na shkruhet mirë, do të përfundojmë në bagazh të veturës”, tha dëshmitari.
Pas disa ditëve hyri një nëpunës në polici dhe më tha “ti ende je shef, e unë festoj për ndërrimin tënd”, tha dëshmitari Mlladenovski, i cili paralajmëroi kërkesë të dëmshpërblimit.
Probleme të ngjashme, dëshmitari Mlladenovski tha se ka pasur edhe me një anëtar të sigurimit të ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Mbrojtja e të akuzuarve pati ankesa në këtë dëshmi të dëshmitarit me arsye se atë që e tha dëshmitari, nuk është lëndë e gjykimit. (koha.mk)