Shkup, 12 korrik -Shtatë vite e gjashtë muaj burg u dënua gjyshi i Tamarës, Lupço Stojanoski për tentim për vrasje të ish-ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov.
Gjykatësja Sofija Laliçiq në elaborimin për aktvendimin mes tjerash tha se gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e të akuzuarit ka qenë e koncentruar drejt mosbesimit ndaj institucioneve, e jo drejt kërkesës së drejtësisë.
Prokuroria kërkoi vazhdim të paraburgimit deri në ekzekutim të fillimit të dënimit me arsyetim se ekziston rrezik që i akuzuari ta kryejë veprën dhe të jetë i kapshëm për organet e përndjekjes.
Mbrojtja paralajmëroi ankesë dhe kërkoi që për shkak të problemeve shëndetësore të akuzuarit t’i hiqet paraburgimi deri në ekzekutim të dënimit.
Sipas mbrojtjes aktvendimi nuk është korrekt për shkak se gjykata nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme për shtënien e pistoletës me ç’rast edhe MPB-ja ka konfirmuar se i akuzuari nuk ka pasur grimca baruti në dorë.
Stojanovski më 1 qershor të vitit të kaluar ka shtënë në ish-ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov, pasi humbi jetën mbesa e tij Tamara duke pritur operacion jashtë shtetit.