Shkup, 17 prill – Rifillimi i gjykimit të lëndës gjyqësore “Titanik 3”, paraqet shkas që mbi 30 dëshmitarë në këtë lëndë përsëri të paraqiten para Trupi gjykues, transmeton gazeta Koha. Të akuzuar në këtë lëndë janë deputeti, Ejup Alimi dhe anëtari i BDI-së, Ismet Gurri. Ndryshe, arsye e përsëritjes së gjykimit për “Titanik 3” është largimi i gjykatëses Olja Ristova, e cila disa ditë para shpalljes së aktgjykimit u largua nga lënda. (koha.mk)