Bllagojçe Tërpevski prind i Jovica Tërpevski, cili humbi jetën në aksidentin e Llaskarcës, është shprehur se te ata ka humbur besimi në gjyqësi dhe institucionet që po udhëheqin me këtë proces. Për katër vite nuk kishte drejtësi. Kjo nuk do të ndryshoj asgjë, është veç një blerje e kohës dhe po mendojnë se do të ikin nga drejtësia, jo asnjëherë nuk do të mund të ikin fajtorët nga drejtësia
Zenel MIFTARI
Shkup, 24 janar – Super-ekspertiza e kërkuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, që ka arritur në Gjykatë një muaj më parë sot në seancën gjyqësore i është dorëzuar Prokurorisë për ta shqyrtuar dhe pas dy ditësh do të mbahet seanca tjetër gjyqësore për të ardhur në një epilog final. Super-ekspertiza është kryer nga Byroja për Ekspertiza Gjyqësore – pasi një gjë e tillë është refuzuar nga Fakulteti Teknik në Manastir, e më pas edhe Universiteti i Shtipit dhe Fakulteti i Makinerisë në Shkup.
Sinisha Ristovski, familjar i viktimës Dejan Ristovski, deklaroi para mediave se pas katër viteve me 16 të vdekur e më shumë se 30 të lënduar që kanë mbetur edhe me trauma deri në fund të jetës. “Deri më tani janë mbajtur deri në 107 seanca gjyqësore dhe ende nuk kemi një epilog final. Për këtë super-ekspertizë kemi pritur gati se një vit dhe në ditën që duhen të jenë inxhinierët e ekspertizës në seancë ata nuk vijnë. Kjo krijoi një dyshim se po iket nga përgjegjësia dhe drejtësia për këtë proces gjyqësor. Dhe me këtë procesi të harrohet dhe të mos jepet mundësia që e vërteta dhe e drejta të del në shesh”, deklaroi Ristovski.
Bllagojçe Tërpevski prind i Jovica Tërpevski, cili humbi jetën në aksidentin e Llaskarcës, është shprehur se nga ajo që ka parë nga super-ekspertiza, nuk do të ndryshoj nga asgjë nga dëshmitë dhe akuzat e kaluara. “Kjo tregon se sa Byroja për Ekspertiza Gjyqësore, i ka kushtuar vëmendje serioze një lënde si kjo. Super-ekspertiza që mbanë 50-60 faqe e cila më shumë ka fotografi. Te ne më me të vërtet ka një revoltë dhe jemi të mendimit se me qëllim po “mbulohen” vrasësit e dhe fajtorët e 16 personave që të mos dënohen nga drejtësia, por ne këtë nuk do ta lejojmë. Te ne ka humbur besimi në gjyqësi dhe institucionet që po udhëheqin me këtë proces. Për katër vite nuk kishte drejtësi. Kjo nuk do të ndryshoj asgjë, është veç një blerje e kohës dhe po mendojnë se do të ikin nga drejtësia, jo asnjëherë nuk do të mund të ikin fajtorët nga drejtësia”, u shpreh Trëpevski.
Gjykimi për rastin “Llaskarca” ka nisur në shtator të vitit 2019, ndërsa deri tani ka pas mbi 100 seanca gjyqësore. Lëndën e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska, gjyqtarja e dytë është Aleksandra Risteska.
Ndryshe, në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për kryerjen e krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtin krim. (koha.mk)