Rjekë, 26 shkurt – Rasti i tretë i të infektuarit me koronavirusin e ri është regjistruar në Kroaci, kumtuan autoritetet.
Personi i cili është infektuar është vendosur në spitalin e Rjekës. Bëhet fjalë për një burrë i cili ka punuar në Parma të Italisë, kumtuan autoritetet.
Ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh sot deklaroi se deri më tani janë bërë 87 analiza.(koha.mk)