Rasti i rënd në Drenas, profesori në lidhje me nxënësen 16 vjeçare

Rasti i keqpërdorimit seksual të 16-vjeçares nga Drenasi, A.G., kishte filluar në qershor të vitit 2016. Atë kohë nxënësja kishte kryer marrëdhënie seksuale me profesorin e dyshuar, Shkelzen Xhekajn i cili jepte mësim në shkollën e të miturës. Ata ishin edhe fqinjë.

Të dy këta jetojnë në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit dhe ishin njohur mes vete edhe familjarisht, edhe para se vajza të shkonte në shkollë të mesme.

Sipas deklaratës që kishte dhënë ajo në Polici, dy herë, kur kishte munguar arsimtarja e cila jepte lëndën e njëjtë me Xhekajn, Shkelzeni e kishte zëvendësuar atë dhe kështu kishte ligjëruar në klasën e A.G.

Fillimisht, të dy këta, e mitura dhe arsimtari, kishin filluar komunikimin përmes Facebook-ut, e më pas, edhe kishin pirë kafe në fshat, përcjellë gazeta KOHA.

Siç kishte deklaruar e mitura në polici, zakonisht të dy takoheshin në orën 13:00, e pas një kohe që të dy vazhduan të takoheshin së bashku, kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Krejt kjo histori kishte vazhduar për një vit e gjashtë muaj, deri kur për rastin ishte njoftuar edhe gruaja e arsimtarit.

Në polici, e mitura edhe kishte dhënë detaje se si kishte filluar marrëdhënia me Xhekajn.

“Kemi dalë me Shkelzenin me pi kafe te ordinanca “….”, në fsh. Poklel i Ri, dhe zakonisht jemi dalë pas orës 13:00 dhe pastaj kemi shkuar në Prishtinë. Kemi pas marrëdhënie seksuale në veturën e Shkelzenit e cila ishte e parkuar te fusha e futbollit “Bejtë Rexhepi”, koha ishte e ftohtë dhe ishte diku pasdite rreth orës 20:00”, kishte thënë A.G para policisë.

Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

E njëjta, kishte thënë se për këtë ka edhe prova, madje di edhe motelin në të cilin shkonin zakonisht, e aty e njihnin edhe personat që punonin aty.

“Kemi shkuar në një motel në Prishtinë, lokalin e di, por emrin nuk ia di dhe kam një foto në telefonin tim, derisa isha në Fushë Kosovë edhe personat që punojnë aty na njohin mirë”, shtonte ajo.

Nga profesori, që edhe atë kohë ishte i martuar e me fëmijë, kishte marrë premtimin se krejt rrugët e të dyve do të rregulloheshin, pasi që e mitura të përfundonte shkollën e mesme.

Madje, kishte disa raste, kur ai i kishte dhënë tableta kundër shtatzënisë vajzës.

“Ai më ka premtuar që rrugët tona do të na çelen masi unë të mbaroj shkollën, nga janari i 2016 deri në përfundim në qershor të vitit 2017 kemi shkuar në hotel dhe kemi pasur marrëdhënie seksuale. Shkelzeni më ka dhënë tablet mos me mbetë shtatzënë”, rrëfente ajo.

A.G, madje, i kishte thënë policisë se e kishte takuar edhe gruan e profesorit të tij, të cilën e njihte edhe më herët, e që para saj kishte thënë se profesori ia ka shkatërruar jetën.

Pas raportimit të saj në Polici ajo kishte menduar se do të përfundojnë torturat ndaj saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi Vesel Veseli nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.

Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Prokuroria është informuar për rastin nga Insajderi.(koha.mk)