Brazili, 1 prill – Një pjesëtare e popullatës indigjene në një fshat në thellësi të Amazonës është infektuar me virus korona, që është rasti i parë në mesin e më shumë se 300 fiseve braziliane, bëri të ditur sot Ministria braziliane e Shëndetësisë.
Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 19-vjeçare nga fisi Kokama, e cila jeton në afërsi të kufirit me Kolumbinë, ndërsa ishte infektuar kur duke punuar si infermiere kishte vizituar disa fise.
Në rrethin e njëjtë janë konfirmuar katër raste të Kovid-19, në mesin e të cilëve edhe një mjek, me çka u rrit frika se me virusin mund të infektohen edhe bashkësitë e distancuara dhe të pambrojtura.
Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se përhapja e virusit mund të jetë vdekjeprurëse për rreth 850.000 popuj indigjenë të cilët jetojnë në Brazil dhe të cilët tashmë janë asgjësuar nga sëmundje të sjella nga evropianët, nga fruthi dhe nga malaria.