Gjenevë, 25 shkurt – Ministria e Shëndetësisë e Zvicrës sot e konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në atë vend. Nuk janë kumtuar informacione për pacientin, as për mënyrën se si është infektuar, por mediat zvicerane njoftojnë se bëhet fjalë për një person në zonën Tiçino, në afërsi të kufirit me Italinë, transmeton gazeta KOHA.
Autoritetet shëndetësore spanjolle sot e konfirmuan rastin e parë të Kovid-19 në Katalonjë, që është rasti i parë i regjistruar në atë vend. Rreth një mijë turistë në një hotel në ishullin spanjoll Tenerife, në Ishujt Kanare, sot janë vendosur në karantinë pasi një mjek italian, i cili ishte atje për pushime, ishte pozitiv në koronavirus.
Dy rastet e para të Kovid-19 janë konfirmuar edhe në Austri, njëri prej të cilëve kishte “lidhje me Italinë fqinje”.(koha.mk)