Uashington, 21 janar – Rasti i parë i koronavisusit të porsazbuluar është regjistruar në SHBA – në shtetin Uashington, pasi sëmundja e ngjashme me pneumoni për herë të parë u paraqit në Kinë dhe vazhdon të përhapet edhe jashtë kufijve të atij vendi, transmeton gazeta KOHA.
Burri, i cili është banor i rajonit Snohomish në Uashington, i kishte manifestuar simptomat e sëmundjes pasi ishte kthyer nga udhëtimi në afërsi të qytetit kinez Vahan, ku virusi u paraqit për herë të parë. Javën e kaluar ai ishte hospitalizuar për shkak të pneumonisë, ndërsa parmbrëmë ishte konfirmuar se është sëmurë nga koronavirusi.
Autoritetet lokale refuzojnë që ta bëjnë të ditur identitetin e pacientit, por bëjnë të ditur se është në gjendje të keqe shëndetësore.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se virusi përhapet nga njeriu te njeriu, por për momentin nuk dihet se sa lehtë ose shpejtë përcillet infektimi.
Në botë deri më tani humbën jetën të paktën gjashtë persona, të sëmurë nga ky virus.(koha.mk)