Bukuresht, 25 shkurt – Në Rumani është konfirmuar rasti i parë i koronavirusit te një person i cili para tre javëve është kthyer nga Italia.
Televizioni, duke u referuare në burime mjekësore, publikoi se personi i infektuar ndodhet në karantinë në spitalin për sëmundje infektive “Matej Bals” në Bukuresht.
Udhëheqësit e spitalit tani për tani nuk e kanë komentuar informacionin.
Nga koronavirusi deri më tani kanë vdekur më shumë se 2.600 persona, kryesisht në Kinë, prej ku virusi është përhapur në 29 shtete. Numri i konfirmuar personave të infektuar ka tejkaluar 80.000.
Më e rëndë është situata në territorin evropian dhe në Itali, ku deri më tani kanë vdekur dhjetë persona, ndërsa më shumë se 320 janë infektuar.
Në Itali jetojnë dhe punojnë rreth 1,3 milionë rumunë.(koha.mk)