Shkup, 19 maj – Pas dy seancave të anuluara sot pritet në Gjykatën penale të Shkupit të vazhdojë procesi gjyqësor për Lagjen e trimave, njofton gazeta KOHA. Gjykatësja që e udhëheq këtë rast sot pritet të thotë fjalën e saj nëse do të pranohen dëshmitarët e propozuar nga avokatët e të akuzuarve. Avokatët mbrojtës si dëshmitarë kanë ftuar politikanë dhe drejtues të institucioneve shtetërore Në seancat e fundit Prokuroria Themelore në gjykatë propozoi si provë një video incizim për rastin “Kumanova”, me të cilën pretendon të dëshmojë se rrjedhoja e intervenimit ka qenë në rregull, provë kjo që u kundërshtua nga avokatët e të akuzuarve.