Rasti i Florës, zv.kryeministri Osmani: Filipce më informoi se procedura është në vijim

102

Shkup, 9 gusht – Ka plot ëndrra e dëshira. Asgjë nuk e dallon nga moshataret e saj. Atë shpesh herë mund ta shihni nëpër fotografi me një maskë oksigjeni. Kjo është Flora Gashi, është 20 vjeçe, e një pjesë të jetës e kalon në spital, për shkak të një sëmundje të rrallë që quhet fibrozë cistike.

“Kam ardhur të shtunën, javën e kaluar, shkaku se kam vjellur gjak. Mirë kam qenë, isha duke bërë terapitë në shtëpi, ushtrimet dhe përnjëherë nisa me nxjerr shumë gjak. I tregova doktoreshës, më tha të vij në spital patjetër. Erdhëm më dhanë disa terapi, për të ma ndalur gjakun, tani po bëjmë çmos për të arritur deri te ilaçi, përndryshe çdo muaj unë vij në spital. Nuk ka shans të kaloj një muaj në shtëpi – tha Flora Gashi.

Sëmundja e saj është e rëndë. Nga terapitë thotë se kanë nisur t’i dobësohen eshtrat. Ndërsa ditët jashtë spitalit janë të njëjta.

Kështu është storia e Florës e cila ka shumë nevojë e që pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, zv.kryeministri Bujar Osmani informon se ka biseduar me ministrin e shëndetësisë dhe i njejti i ka thënë që procedura për furnizimin me ilacin që trajtohet ajo është në vijim e sipër.

Për rastin e Florës bisedova me ministrin e shëndetësise dhe i njëjti më informoi se procedura për sigurimin e barit nga…

Publiée par Bujar Osmani sur Dimanche 9 août 2020

Comments are closed.