Vangell Sokançev i cili ka qenë vozitësi i Mitko Çavkov tha se atë ditë rreth orës 18 prej restorantit “Skara bar” në Shkup ka vozitur Çavkovin deri te ndërtesa e Tehnometal Vardar e cila gjendet prapa qendrës tregtare Palloma Bjanka ku Çavkov, siç u shpreh dëshmitari, ka patur zyrat private, transmeton koha.mk
Aleksandar Vasilevski Ninxha pa pyetur dëshmitarin nëse në ndërtesën në të cilën gjendet Tehnometal Vardar ka ashensor që del në sheshin para selisë së VMRO-DPMNE-së. Dëshmitari pohoi se ka ashensor në ndërtesë, por nuk dinte të tregojë nëse dilet para “Pallatit të bardhë”. Ai ka pohuar se më 27 prill prej ora 18 e 20 ka qenë në parkingun e Tehnometal Vardar dhe VMRO-DPMNE-së
Paraprakisht, dëshmitari ka shpjeguar se ku ka vozitur Çavkovin më 27 prill dhe tha se atë ditë ish drejtorin e BSP e ka marrë nga shtëpia në ora 9 e 30 dhe e ka dërguar në MPB. Atje kanë qëndruar deri në ora 13 e 30 dhe pastaj ka dërguar Çavkovin në stomatolog, pastaj në Siti Mall dhe në restorantin “Skara bar”.
Rreth orës 18 ata janë nisur në drejtim të ndërtesës së Tehnometalit, ndërsa dy orë më vonë, rreth orës 20 Çavkov ka shkuar në shtabin e MPB, i cili ka qenë në ndërtesën e re të policisë kufitare dhe atje ka qëndruar deri në mesnatë. Pastaj ata kanë shkuar në selinë e VMRO-DPMNE-së ku, sipas dëshmitarit, Çavkov ka qëndruar disa orë.
Çavkov ka shkuar në shtëpi pasi ka dalë dita.
Edhe gjykatësja Kacarska ka pyetur dëshmitarin të tregojë se kush ka qenë prezent në shtabin e MPB.
Pas disa insistimeve të Kacarskës, dëshmitari u kujtua se ka parë ministrin Agim Nuhiu, por nuk i kujtohej nëse kanë biseduar Çavkov dhe Nuhiu. Në pyetjen e Kacarskës dëshmitari tha se ka parë një pjesë e të pranishmëve në shtab duke biseduar me telefon ose radio lidhje, por nuk dinte të tregojë se sa persona ka patur në ndërtesë.