Shkup, 25 shkurt – Gjykimi për lëndën “Fortesa 2” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën i akuzuar i parë është ish shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar në DSK, është shtyrë për më 5 prill.
Gjykatësja Elena Ilieva Josifoviq e shtyu seancën e sotme për shkak të aktgjykimit të mosdorëzuar në Gjykatën Penale në Greqi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së veriut.
Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumentacionit zyrtar dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar në lidhje me përgjimet joligjore. Dokumentacioni ka të bëjë me dy sistemet e përgjimeve të paligjshme, të cilat sipas PSP-së, ishin shkatërruar gjatë vitit 2014.