Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që të mbulohen të gjithë shpenzimet për ekspertizat e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rastit të Astrit Deharit. Tahiri u ka bërë thirrje kabinetit qeverisës që ta mendojnë këtë ide dhe së bëhet fjalë për një shumë prej rreth 50 mijë eurosh, njofton Klan Kosova. Vendimi do të votohet në mbledhjen e ardhshme, pas mbështetjes që ka marrë nga ministri i Financave Bedri Hamza.