Shkup, 31 janar – Gjykata e Apelit të hënën duhet të bëjë zyrtarizimin e vendimit për rigjykim të rastit “Alfa”, ndërsa Gjykata Themelore duhet të vendos nëse bashkë me rigjykimin – do të lirohen nga vuajtja e dënimit me burg edhe të dënuarit e këtij rasti. “Vendimi për rigjykimin e rastit tanimë është marrë. Të hënën presim që i njëjti të zyrtarizohet. Kërkesa jonë është që njëkohësisht me këtë vendim të mbrohen në liri edhe të dënuarit e rastit Alfa. Por për këtë të fundit, që të mbrohen në liri, duhet të vendose Gjykata Themelore”, thonë për KOHA, familjarët e të dënuarve.
Procesi gjyqësorë për rastin “Alfa” ka kaluar nëpër të gjitha instancat. Vendimin e parë mbrojtja e kishte ankimuar në Apel, ndërsa më pas edhe në Gjykatën Supreme. Të gjitha shkallët kishin vërtetuar vendimin e Penales. Vrasja e policit shqiptar dhe plagosja e dy policëve maqedonas ndodhi më 26 nëntor të vitit 2008 në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)