Të shumë janë ata që kanë vërejtje për rregullat e futbollit, se si ato nuk i janë përshtatur kohës me qenë se janë bërë për situata kur ka nisur të luhet futbolli.
Rastet janë të rralla, por gjatë historisë së lojës më të popullarizuar në planet, ndodh që tifozët apo dikush tjetër përpos 22 futbollistëve me drejtë loje, përfshihen në ndeshje.
Në shumicën e rasteve veprimet e personave të tjerë nuk kanë pasoja për asnjërin ekip. Por, kanë ndodhur edhe raste kur referi nuk e ka vërejtur që goli është shënuar nga tifozi apo, rastet edhe më të shpeshta kur tifozi e ndalur topin në vijën e portës, shkruan GazetaMetro.net
Rasti i fundit ishte i vitit 2013 në ligën e tretë të Brazilit, në ndeshjen që vendoste kualifikimin ndërmjet Tupi dhe Aparacidence (rasti i fundit në videon e mëposhtme).
Një minut para përfundimit të lojës, vendësit ishin shumë pranë shënimit të golit të kualifikimit.
Mirëpo, gjuajtjen e një futbollisti e priti 2 herë një anëtar i stafit të ekipit mysafir. Fal veprimit të tij, Aparecidence u kaluifikua tutje, ndërsa në fund ai arriti të ikte në zhveshtoret e stadiumit, i ndjkur nga lojtarët vendës.