Shtip, 28 tetor – Në kopshtin për fëmijë “Vera Ciriviri – Trena” Shtip ka rast pozitiv të koronavirusit. Bëhet fjalë për një të punësuar nga personeli teknik, informoi ushtruesi i detyrës kryetar i Komunë së Shtipit, Jane Milanov.
Ai theksoi se në vijim është anketë epidemiologjike mes të punësuarve në kopshtin për fëmijë, me qëllim që parandalohet përhapja e infeksioni. Është e saktë se koronavirusi ka hyrë edhe mes administratës së komunës, kemi një pozitiv, ndërsa disa të punësuar janë në izolim”; thotë Milanov.
Ai theksoi se për shkak të masave dhe udhëzimeve të qeverisë, administrata komunale ka filluar punën me sistem rotacioni, dhe ata punonjës që mund ta bëjnë punën nga shtëpia, e bëjnë atë onlajn.
Në Spitalin Klinik në Shtip, numri i rasteve pozitiv në Kovid-19 në mesin e punëtorëve shëndetësor është rritur. Dy laborantë të tjerë janë të infektuar, kështu që në këtë repart numri i laborantëve pozitiv u rrit në gjashtë, dhe tetë janë në izolim. Numri i përgjithshëm i laborantëve të infektuar, mjekëve dhe infermierëve të infektuar arrin 12. Aktualisht, 49 pacientë janë të shtruar në spital në repartin e sëmundjeve infektive, nga të cilët më shumë se gjysma janë në mbështetje të oksigjenit. (koha.mk)