Një nënë e pesë fëmijëve jetoi për 99 vjet me një trup “krejtësisht të mbrapshtë”, zbuluan mjekët.
Rose Marie Bentley, nga Molalla në veriperëndim të Oregonit, u zbulua të kishte situs inversus me levocardia.
Kjo shkaktoi që mëlçia, stomaku dhe pankreasi të zhvilloheshin në anën e saj të djathtë dhe jo në pozicionin normal të tyre në majtë.
Bentley ishte e pavetëdijshme ndaj anatomisë së saj të çuditshme, dhe gjendja e sa u zbulua vetëm pasi ajo dhuroi trupin e saj për kërkime mjekësore.
Nëna e pesë fëmijëve – e cila vdiq në tetor 2017 – mendohet të jetë personi që jetoi më së gjati i njohur me këtë çrregullim.
Mjekët thonë se gjasat për të jetuar më gjatë se mosha fëmijërore me këtë gjendje janë aq pak sa një në 50 millionë.
Pavarësisht nga shumica e pacientëve që vdesin nga dështimi i zemrës, familja e Bentley pretendon se ajo ka jetuar një jetë të shëndetshme.