Rashkovski: Emri i ri i fasadës së Qeverisë pas zgjedhjeve

Shkup, 25 mars – Vendosja e emrit të ri në fasadën e Qeverisë do të bëhet pas zgjedhjeve, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e Grupit të punës ndërdikasterial për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Kjo është procedurë e cila imponon procedura me tender dhe mund të prisni kjo të ndodh pas përfundimit të zgjedhjeve në pajtim me atë se gjatë zgjedhjeve procedurat e tenderëve të cilat nuk janë në planin vjetor për furnizime publike nuk mund të zbatohen”, tha Rashkovski.

Pas fuqizimit të Marrëveshjes së Prespës, nga fasada e Qeverisë u hoqën shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, ndërsa në vendin e tyre duhet të vijë emri “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.