Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq tha se shteti i Kosovës, është shtet i kapur, serbët e Kosovës janë popull i kapur.
Nenad Rashiq, tha se nuk kanë bisedime me partitë shqiptare për ndonjë koalicion të mundshëm.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.
Marrëveshja u nënshkrua nga Nenad Rashiq, Partia Përparimtare Demokratike, Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e serbëve në Kosovë, Dragisha Miriqm, Partia e Re e Kosovës dhe Branislav Markoviq.